status:
Testi i sëmundjes së Celiakisë - Intoleranca ndaj Glutenit
Numri i produktit: | UPH-200000015 |
---|---|
Disponueshmëria: |
6 |
Transporti: |
FALAS
|
Dyqani: | UP HEALTH PHARM L.L.C. |
Brendi | Newfoundland |
€ 14 99
Përfshinë TVSH 18%
Paguaj me kredi nga bankat
Keni pyetje rreth produktit?
Vetë-test shtëpie për të zbuluar sëmundjen e celiakisë. Sëmundja e celiakisë është një sëmundje autoimune e shkaktuar nga një reaksion negativ ndaj konsumimit të glutenit.
Rreth dy të tretat e personave me sëmundjen e celiakisë mbeten të padiagnostikuar. Sëmundja e celiakisë ndodhë kur sistemi imunitar sulmon indet e veta kur konsumoni gluten, duke dëmtuar zorrën dhe duke penguar trupin të thithë në mënyrë efektive lëndët ushqyese.
Sëmundja e celiakisë nuk është një alergji apo intolerancë ushqimore; është një reaksion imunitar ndaj glutenit, i cila është një proteinë dietike që gjendet në disa drithëra, si gruri, elbi, thekra dhe spelti. Ushqimet e zakonshme që përmbajnë gluten përfshijnë pastat, ëmbëlsirat, drithërat e mëngjesit, shumicën e llojeve të bukës dhe shumicën e birrave.
Për kënd është ky test?
Individë që kanë histori familjare të sëmundjes celiake ose që vuajnë nga simptomat e mëposhtme:
- Fryrje
- Gazra
- Ulçera në gojë
- Diarre
- Kapsllëk
- Humbje e papritur ose e paqartë në peshë
- Të përziera
- Lodhje
- Anemi
Të gjitha mjetet e nevojshme për vetë-testim dhe udhëzimet e përdorimit gjenden në paketim. Kutia përmbanë një (1) test. Newfoundland Diagnostics është kompani angleze, lidere globale e pajisjeve mjekësore dhe testeve diagnostikuese.
Informacionet mbi produktin mund të përmbajnë pasaktësi apo gabime teknike. Për çdo paqartësi ose pyetje, ju lutemi kontaktoni Kujdesin ndaj klientit.
Regjistrohu
Produkte të shikuara