status:
Strep A Test
Numri i produktit: | UPH-200000014 |
---|---|
Disponueshmëria: |
9 |
Transporti: |
FALAS
|
Dyqani: | UP HEALTH PHARM L.L.C. |
Brendi | Newfoundland |
€ 11 99
Përfshinë TVSH 18%
Paguaj me kredi nga bankat
Keni pyetje rreth produktit?
Test i shpejtë për detektimin e prezencës së baktereve Streptokoke të grupit A, i cili mund të shkaktojë fytin streptokoksik dhe infeksione të tjera duke përfshirë ethet e kuqe (skarlatina), absceset dhe pneumoni.
Streptokoku i grupit A është një baktere e zakonshme që shkakton faringjitin akut, tonsilitin, impetigon dhe ethet e kuqe (skarlatina). Edhe pse këto infeksione janë më të zakonshme te fëmijët, mund të prekin edhe të rriturit. Streptokoku i grupit A mund të përhapet përmes kontaktit të afërt, kollitjes, të puthurit, ose nga plagët.
Diagnoza dhe trajtimi i hershëm të zvogëlojnë shkallën e simptomave dhe çdo komplikim të mundshëm si ethet reumatike dhe glomerulonefriti. Vetë-Testi për Streptokokun e grupit A ndihmon diagnostikimin e hershëm gjatë simptomave të para.
Testohuni nëse keni këto simptoma:
- Simptoma të ngjashme me gripin si temperaturë e lartë, gjëndra të ënjtura ose dhimbje trupi
- Fyt i pezmatuar (fyt streptokoksik ose tonsilit)
- Skuqje e ashpër (ethet e kuqe ose skarlatina)
- Tharje dhe të çara të lëkurës (impetigo)
- Dhimbje dhe ënjtje
- Dhimbje e madhe muskujsh
- Përzierje (nausea) dhe vjellje
Të gjitha mjetet e nevojshme për vetë-testim dhe udhëzimet e përdorimit gjenden në paketim. Kutia përmbanë një (1) test. Newfoundland Diagnostics është kompani angleze, lidere globale e pajisjeve mjekësore dhe testeve diagnostikuese.
Informacionet mbi produktin mund të përmbajnë pasaktësi apo gabime teknike. Për çdo paqartësi ose pyetje, ju lutemi kontaktoni Kujdesin ndaj klientit.
Regjistrohu