status:
Dyshek Nouve Blanc Supportive 21 cm
Numri i produktit: | NBC-200000001.1 |
---|---|
Disponueshmëria: |
10+ artikuj |
Transporti: |
FALAS |
Dyqani: | Nouve Blanc |
Brendi | Nouve Blanc |
€ 59 99
Përfshinë TVSH 18%
Keni pyetje rreth produktit?
Dysheku Nouve Blanc Supportive 21 cm është projektuar për ata që kërkojnë mbështetje të qëndrueshme dhe rehati afatgjatë. Me një dizajn minimalist dhe një lartësi prej 21 cm, ky dyshek ofron një eksperiencë gjumi të shkëlqyer, duke siguruar mbështetje të fortë dhe stabilitet gjatë gjithë natës.
Dysheku Nouve Blanc Supportive 21cm ofron mbështetje ortopedike të shkëlqyer, duke siguruar një nivel të lartë rehatie dhe kujdesi për trupin tuaj. Ky dyshek është i pajisur me një shtresë antibakteriale që parandalon zhvillimin e mikroorganizmave dhe ofron një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm për gjumë. Po ashtu, ai është i antialergjik duke reduktuar rrezikun e reaksioneve alergjike dhe ofron një ndjenjë freskie gjatë gjithë natës përmes kontrollit të temperaturës dhe rregullimit të qarkullimit të ajrit.
• Komoditet i garantuar: Sipërfaqja prej 4 cm shpuzë ofron rehati të jashtëzakonshme dhe mbështetje të fortë për një gjumë të thellë dhe të qetë.
• Mbështetje anësore: Shpuza mbështetëse siguron stabilitet dhe strukturë të fortë për të mbajtur formën dhe qëndrueshmërinë e dyshekut.
• Sistemi i Mbështetjes: Sustat klasike Bonelli ofrojnë mbështetje të qëndrueshme dhe të fortë.
Karakteristikat:
- Lartësia e Dyshekut: 21 cm
- Trashësia e shtresës së sipërme: 4cm shpuzë
- Sistemi i mbështetjes së bazës: Susta klasike Bonelli
- Mbështetje anësore: Shpuzë me dendësi të lartë
Udhëzim për mirëmbajtje :
- Dysheku juaj vjen në paketim të vakumuar i mbështjellur në mënyrë hermetike me përdorimin e teknologjisë më moderne. Një paketim i tillë është jashtëzakonisht higjienik pasi ruan pastërtinë e plotë dhe freskinë.
- Dysheku i vakumuar nuk bënë të qëndrojë gjatë për ruajtje në ambiente shtëpiake.
- Pas hapjes, dysheku NB Supportive merr formën brenda 10 – 20 minuta. Dysheku nuk duhet përdorur menjeherë, duhet të qëndrojë i shtrirë në sipërfaqe/kornizë në formë të drejtë së paku për 12 orë.
- Shmangni kimikate të forta: Mos përdorni detergjentë të fortë ose pastrues kimikë, pasi këto mund të dëmtojnë materialet e dyshekut dhe mund të shkaktojnë alergji.
- Ajrosja e rregullt: Vendosni dyshekun në një dhomë të ventiluar dhe mundësisht lërini ta ajrosni për disa orë për të parandaluar grumbullimin e lagështirës dhe aromave të padëshiruara. Sigurohuni që të mos e lini në diell të drejtpërdrejtë për periudha të gjata, pasi rrezet e forta të diellit mund ta dëmtojnë materialin.
- Sugjerojmë përdorimin e protektorit të shtratit: Përdorni mbulesa të veçanta mbrojtëse për të mbajtur dyshekun të pastër dhe për të parandaluar mbledhjen e pluhurit dhe njollave.
Avantazhet:
- Mbështetje ortopedike e shkëlqyer: Ky dyshek ofron mbështetje të fortë dhe të përshtatshme për trupin, duke ndihmuar në mbajtjen e pozicionit të duhur të shtyllës kurrizore gjatë gjithë natës.
- Antibakterial dhe antialergjik: Struktura e tij e avancuar parandalon zhvillimin e mikroorganizmave dhe siguron një mjedis të shëndetshëm për ata që kanë ndjeshmëri ndaj alergjive.
- Kontrolli i temperaturës: Dysheku ka aftësinë për të rregulluar temperaturën, duke mbajtur një ambient të rehatshëm për gjumë.
- Qarkullimi i ajrit: Dizajni i tij mundëson qarkullimin e ajrit, i cili parandalon grumbullimin e lagështirës dhe ndihmon në ruajtjen e freskisë gjatë gjumit.
Dimensioni: 90x200x21cm dhe 180x200x21cm
Pesha:
- Dimensioni 200x90 = 17.35 kg
- Dimensooni 200x180 = 28.8 kg
Nouve Blanc - Pasioni italian për gjumin perfekt!
Regjistrohu