status:
Krem për duar O`KEEFFE`S Working Hands Pomadë 96g
Numri i produktit: | ALC-200000026 |
---|---|
Disponueshmëria: |
10+ artikuj |
Transporti: |
FALAS |
Dyqani: | ALCEDRIX SHPK |
Brendi | OKEEFEES |
€ 13 50
Përfshinë TVSH 18%
-10 %
Keni pyetje rreth produktit?
Lehtësim i garantuar për duart jashtëzakonisht të thata dhe të plasaritura.
Lëkura e thatë dhe e plasaritur mund të shkaktojë shqetësim veçanërisht për punëtorët të cilët çdo ditë i sforcojnë duart e tyre dhe në asnjë moment nuk mund ti kenë ato të shëndetshe. Kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur të bëjmë një produkt posaçërisht për ata njerëz.
Kremi i duarve O’Keeffe’s Working Hands jo vetëm që plotëson nivelet e lagështisë në lëkurë duke e hidratuar atë, por gjithashtu i siguron lëkurës mbrojtjen që i nevojitet. Pa yndyrë dhe pa aromë, formula jonë hidratuese funksionon aq fort sa edhe vet ju.
Ne zhvilluam kremën O’Keeffe’s Working Hands posaçërisht për njerëzit që kanë më shumë nevojë për të. Formula jonë unike shumë e përqendruar është zhvilluar për të hidratuar dhe lehtësuar lëkurën për të siguruar hidratim afatgjatë edhe për rastet më të rënda të duarve të thata dhe të çara. Kur shtresat e sipërme të lëkurës dëmtohen, është shumë më e vështirë të mbajë hidratimin e nevojshëm dhe ta mbajmë atë të shëndetshme. Kjo çon në lëkurë të thatë, të plasaritur dhe shpesh me dhimbje. Kremi i duarve O’Keeffe’s Working Hands jo vetëm që parandalonhumbjen e lagështisë, por gjithashtu tërheq lagështinë në lëkurë për t’i kthyer duart tuaja në formën e punës, shpejt. Barriera mbrojtëse që krijohet, mundëson hidratim dhe lehtësim afatgjatë. Për rezultate më të mira, përdorni kremën e duarve O’Keeffe’s Working Hands gjatë gjithë ditës sipas nevojës. Mjafton sasi e vogël në mënyrë që ta arrini efektin e dëshiruar!
POMADA:
Ujë, Glicerinë, Acid Stearik, Hidroksid natriumi, Parafinë, Hidroksipropil Metilcelulozë, Allantoin, Octyldodecyl Stearate, Diazolidinyl Urea, Iodopropynyl Butylcarbamate, Acrylates/Acrylamide Copolymer, Vaj mineral, Polysorbate 85
Për rezultatet më të mira
Filloni me një sasi të vogël; është gjithçka që ju nevojitet. Aplikimi i tepërt mund të çojë në ngjitje. Aplikojeni në duar sipas nevojës. Ndjenja e pickimit të lehtë e lëkurës shumë të thatë është normale, por ndërpriteni përdorimin nëse vazhdon pa ndërprerje.
Regjistrohu