
Manchester United ka mposhtur si mysafir ekipin e Romės me rezultat 2-0, derisa Barcelona ka fituar me rezultat minimal nė fushė tė Schalkes, nė kuadėr tė ndeshjeve tė para ēerekfinale tė Ligės sė Kampionėve.
Djajtė e Kuq arritėn t’u mbijetojnė disa presioneve tė sulmit tė Romės dhe shėnuan dy gola nė ndeshjen e luajtur nė Olimpico. Pjesa e parė solli edhe golin e parė pėrmes njė goditje tė fortė me kokė nga Cristiano Ronaldo (39’), derisa pjesa e dytė po ashtu solli njė gol tjetėr, tė cilin e shėnoi Wayne Rooney (66’), duke vulosur kėshtu rezultatin.
Me kėtė fitore prej dy golash avantazh nė udhėtim, Machester po thuajse kualifikohet pėr nė gjysmėfinale tė Ligės sė Kampionėve, pasi qė ndeshja e kthimit do tė luhet nė Old Trafford, ku Roma do tė ketė nevojė pėr tre gola, pėr tu kualifikuar, e qė pa dyshim do tė jetė mjaft e vėshtirė.
Barcelona po ashtu ka bėrė njė hap pėrpara drejt gjysmėfinales, pasi qė ka mposhtur nė udhėtim ekipin gjerman tė Schalkes me rezultat 1-0, me golin e hershėm tė shėnuar nga Bojan Krkic (11’), pas njė asistimi tė francezit Thierry Henry. Me kėto fitore nė udhėtim, ėshtė shumė me gjasa tė kemi njė gjysmėfinale mes Manchester United dhe Barcelonės.
Nė kuadėr tė dy ndeshjeve tjera gjysmėfinale, nesėr do tė kemi rast tė shohim tre ekipe angleze. Arsenali do tė presė nė Emirates ekipin e Liverpoolit, derisa turqit e Fenerbahces presin anglezėt e Chelseat.