
Trajneri i Real Madridit, Bernd Schuster, nuk e fsheh admirimin e tij pėr asin e Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, mirėpo thotė se pėr momentin ai nuk mund tė blihet nga Reali.
“Tė jemi realė, pėr momentin Cristiano Ronaldo ėshtė lojtari mė i mirė nė botė. Mirėpo, siē duket Manchester Unitedi nuk ėshtė i interesuar pėr ta shitur atė. Nuk mendoj se ėshtė e mundur brenda njė kohe tė shkurtė qė Ronaldo tė lėvizė nga Man Utd, megjithatė besoj se pas disa vitesh ai do tė mund ta vesh fanellėn e Madridit nė Bernabeu”, ka thėnė Schuster pėr fenomenin portugez.
“Ai ėshtė njė yll nė Old Trafford, dhe deri sa ta fitojė Ligėn e Kampionėve dhe disa tituj tė Premier League, ata nuk do ta lėshojnė tė ikė. Pėr mua Cristiano Ronaldo qė tani ėshtė mė i mirė se Kaka, pasi qė braziliani ka rėnė nė formė kėtė sezon te Milani”, ka thėnė trajneri gjerman pėr gazetėn spanjolle “AS”.